SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Mjeku nga Myzeqeja shpallet më i miri në SHBA

Gentian Toshkëzi, mjeku që nga Myzeqeja u bë pjesë e shëndetësisë franceze për t’u shpallur më pas doktori më i mirë në SHBA, ishte pjesë e episodit të 15-të, të podkastit “FLASIM” me kryeministrin Edi Rama.



Ai rrëfeu në këtë podcast se si një student i shkëlqyer u rikthye të punonte në Savër të Lushnjes, e më pas në neokirurgji në Tiranë. Prej andej rruga nuk ka qenë e lehtë, fillimisht iu refuzua bursa nga Kolegji i Mjekësisë në Francë, por më pas një profesor i po këtij kolegji e fton të bëhet pjesë e stafit të tij.



I lehtë nuk ka qenë as integrimi në shëndetësinë amerikane. Por Shqipëria nuk iu nda kurrë nga zemra dhe mendja.Një mendim e ka edhe për vendimin më të fundit të Qeverisë Shqiptare për të kushtëzuar marrjen e diplomës për mjekët e rinj me 5 vite punë të detyruar në ShqipëriPas kaq vitesh ai sheh një zhvillim pozitiv në sistemin shëndetësor shqiptar, por ka edhe një ide të tij për ristrukturimin e siguracioneve.

Teksa ka dëgjuar emocionet nga puna e mjekut neokirurg, kryeministri Rama ka ndarë edhe përjetimet e tij familjare.

Total 2 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?