SPRINT NEWS ALBANIA

Rajoni

Haradinaj-Kurtit: Tërhiqi sejmenët e tu, mos e përçaj popullin


Reagimi i Haradinajt vjen pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, të cilat nxitën reagime të ashpra. Sveçla e lidhi protestën e sotme të veteranëve me luftën hibride nga Serbia.

Kryetari i AAK-së ka thënë se Kurtit askush nuk i ka faj që po mundohet ta sundojë vendin.

“Pushteti nuk është gjithçka. Albin Kurti, tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu. Lëri njerëzit të protestojnë për të drejtën e tyre dhe mos e ndajë e mos e përçajë popullin. Ato që dikur e ke shfrytëzuar si të drejta per vete, (protestat e demonstratat) mos provo t’ua ndalosh të tjerëve. Nuk ta kanë fajin veteranët, as shoqëria civile, as mediat, as gazetarët e as opozita! Fajin e ke vet që nuk po qeverisë me vendin, por po mundohesh ta sundosh atë. Unë sot jam me të gjithë ata që protestojnë në sheshet e Prishtinës!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?