SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Rrogat e gjyqtarëve shkojnë 6.4 milionë lekë, kryetarja 7.6 milionë

Qeveria ka dërguar në Parlament një draft për rritjen e pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke ua çuar aty deri në 6.4 milionë lekë në muaj.


Pak javë pasi Kushtetuesja mori vendime të rëndësishme në favor të Qeverisë, siç ishin kontrata për Portin e Durrësit apo lënia në fuqi e aktit për konfiskimin e pronave me VKM, ekzekutivi e ka shpërblyer trupën e kësaj gjykate duke iu vendosur rroga që e kalojnë edhe atë të Presidentit të Republikës.

Në draftin e dërguar tashmë në Kuvend është miratuar një ndryshim në ligjin e funksionimit të Gjykatës, sipas të cilit, rroga e një anëtari të Kushtetueses është sa 0.96%  e rrogës së Presidentit (408 000 lekë) plus 236 640 lekë shtesë “për shkak të natyrës së veçantë të punës”.

Ndërkohë që kryetari i Gjykatës Kushtetuese “për pozicionin drejtues përfiton edhe 20% shtesë page mbi pagën mujore të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe shtesës për shkak të natyrës së veçantë të punës”. Pra paga e kryetarit të Kushtetueses arrin në shifrën 7.6 milionë lekë.


 

Nga drafti i qeverisë përfitojnë edhe anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. “Pagesë mujore shtesë për shkak të vështirësisë, sipas pikës 4, të nenit 29, të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në masën 43% mbi pagën mujore; b) shtesë për vjetërsi sipas shkronjës “c”, të pikës 5, të nenit 12, të ligjit nr.96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, thuhet në draft.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?