Politike

Rama për Ahmetajn: Nuk mbaj mbi shpinë askënd që e kujton PS si kurrizin e kalit

Kryeministri Edi Rama deklaratë publike: Kush më ka dëgjuar qysh në krye të herës duhet ta mbajë mend se e kam kërkuar me shumë ngulm këtë reformë, por duam një përmbysje të sistemit të drejtësisë.


Kur kam folur për sistem të vjetër nuk kam pasur parasysh kalbësirën kutërbuese të drejtësisë ku pandëshkueshmëria ishte kthyer në një normë për shqiptarët dhe Shqipërinë, por ka pasur parasysh edhe vetë kulturën mjerane të një drejtësie të egër para qytetarëve të zakonshëm.

Jam përpjekur pa pushim për ta miratuar Refomën në Drejtësi edhe me koston e prishjes së qeverisë të koalicionit të asaj kohe e pse jo edhe të humbjes së pushtetit po të ishte nevoja.

Nuk jam përpjekur thjesht për korrupsionin e nivelit të lartë që dje në qeveri grabitën sa mundën dhe sot në opozitë baltosin sa mundin pa u hyrë ende asnjë gjëmbë në këmbë.

Mua këtë mision ma kanë besuar shqiptarët, për ta udhëhqur këtë përpjekje historike unë nuk pajtohem dot me askënd që abuzon këtë besim duke e kthyer mandatin e shqiptarëve, votuesve tanë në një mundësi të palejueshme për të fryrë xhepin duke punuar për shtetin.

Për hir të këtij misioni unë jam gati të mbaj baltën e pambarimtë që kundërshtarët çdo ditë më hedhin, por nuk kam qenë dhe nuk do jem kurrë gati të mbaj në shpinë bashkë me PS askënd që e kujton shtëpinë e madhe të PS gabimisht si kurrizin e një kali.

Drejtësia të ecë drejt pa marrë anë, pa i matur çështjet me peshoren e politikës, e kam ditur mirë çfarë vjen. Të përpiqesh që kështu të ndodhë dhe më tej t’i shoh është ndodhin kështu nuk ka si të jetë e njëjta gjë sepse ndryshe nga çdo reformë tjetër, kjo e drejtësisë prek jetët e tyre dhe cënon dhe lirinë e njerëzve. Ndër këta njerëz ndodh të jenë persona që të kesh punuar fare afër, kjo histori bëhet më e vështirë ta jetosh, ta krijosh me votë dhe ta garantosh me bindje në vazhdimësinë e saj.

Ndryshe nga të tëra historitë, kjo histori është e vështirë ta tregosh si sukses sepse bëhet fjalë për njërëz të gjykuar. Arben Ahmetaj nuk është as një bashkëpunëtor i largët, një nga bashkëpunëtorët që kam komunikuar më shumë dhe diskutuar më shumë vendimmmarrjet tona. Nuk më takon mua të them nëse është i pafajshëm apo jo. Por ndryshe nga një rast tjetër, rasti i sotëm, kërkesa e Prokurorisë duhej miratuar. Këtë herë na u vu para dosja e një pune voluminoze. Ajo dosje ka dyshime të mjaftueshme për të mos e ndaluar autorizimin e kërkuar nga SPAK për Kuvendin. Tanimë është në dorën e drejtësisë të na e tregojë nëse është një rast fajësie apo pafajësie.

Më duket e udhës t’i vendos dhe disa pika mbi i për këtë rrugë që vazhdon. Kjo është një rrugë e përbashkët, ku të përbashkëta janë përpjekjet dhe të përveçme e personale janë përpjekjet e fuqisë që i është dhënë çdo individi për të marrë vendime.  Fatet e bashkëudhëtarëve në këtë rrugë nuk janë njësoj. Zgjedhja ime nuk ndryshon në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast: Atë që e kam thënë disa herë më parë, se kush e ngatërron rrugën e përbashkët me një rrugë kur bën 2 punë, edhe për shtetin dhe për xhepin, merr një përgjegjësi që nuk e ndan dot, as me mua dhe as me ne. Unë nuk zgjedh asnjë bashkëpunëtor për të mos e lëshuar kur ai e lëshon veten jashtë rrugës së përbashkët

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?