SPRINT NEWS ALBANIA

Politike

Pëllumbi: Deputetët e opozitës shtrembëruan informacionin nga dosja e SPAK

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën plenare për të diskutuar dhe votuar për heqjen e imunitetit dhe autorizimin e arrestimit të deputetit Arben Ahmetaj, nga Prokuroria e Posaçme.

Arben Pëllumbi, si përfaqësues i grupit të mazhorancës, po lexon raportin e përgatitur. Ai në fillim të fjalës dha se qëndrimet e opozitës gjatë gjithë këtyre ditëve në lidhje me çështjen e Ahmetajt ka qenë politik, në kundërshtim me rregulloren.



“Qëndrimi i opzitës ka qenë politik dhe në kundështim me rregulloren. Edhe sot që duhet të lexojmë vetëm raporte, Bardhi vetëm mbajti qëndrimit politik kundër raportit. Ne nuk jemi as gjykatës as prokurorë dhe nuk japim këtu mendime dhe opinione. Ne kemi një raport nga organi akuzës i cili duhet të ndeshet në gjykatë me personin në hetim dhe gjykata është e vetmja që jep vendimin final. Ne nuk jemi këtu për të dhënë verdikte politike”, tha Pëllumbi.

Ai po ashtu tha se deputetët e opozitës jo vetëm nxorënitë dhëna nga dosja, që është edhe sekret hetimor, por i shtrembëruan ato në çdo dalje.


“Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi pasi pjesë të akteve nga dosja hetimore dolën në media, madje pa nisur seanca. Shoqëria ende nuk e sheh standardin e ruajtjes hetimore. Kolegët shtrembëruan informacione të dosjes së hetim. Apo në deklarate për media pas cdo dalje pas mbledhjese kanë dhënë informacion të deformuar.

Ne nuk mund të tregojmë se për cilat bëhet fjalë. Janë shreuar fakte për persona, dhe më pas emrat kanë dalë sit ë përfshirë do ishte mirë që në këto doje emrat të përdoren me inicial, pasi këto emra lakohen dhe komentohen pa të drejtë”, tha ai ndër të tjera.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?