SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Nuk i ndaloi Policisë me makinë karabinierët qëllojnë për vdekje shqiptarin në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Padova-s, Itali, ku një shqiptar ka mbetur i vdekur pasi është qëllluar me armë zjarri nga policia.

Sipas asaj që shkruajnë mediet itaiane, ngjarja ndodhi në lagjen Sacra Famiglia, ku jeton ish-gruaja e shqiptarit. 55-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk kishte pranuar që të ndalonte kur karabinierët i bënë shenjë që të ndalonte dhe kishte përplasur një prej policëve.

I gjendur përballë kësaj situate, një tjetër polic e ka qëlluar atë me 4 plumba. Ndonëse u dërgua në spital, 55 vjeçari nuk  arriti dot që t’u mbijetojë plagëve të marra dhe si pasojë ndërroi jetë. Ndërkohë polici i plagosur nga shqiptari mori mjekimin e duhur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?