SPRINT NEWS ALBANIA

Politike

Berisha: “Damian a e përcolle në kufi Ahmetajn?”

Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka bërë edhe një thirrje që në seancën e sotme plenare të ndryshohet rendi i ditës dhe të diskutohet për Arben Ahmetajn dhe kërkesën e SPAK për t’iu hapur rruga për arrestimin e ish-zv. kryeministrit.



Berisha gjatë fjalës së tij tha se Ahmetaj u njoftua 4 orë para se SPAK të njoftonte Kuvendin, ndërsa iu drejtuar Damian Gjiknurit me pyetjen: E përcolle ti në Kakavijë?



“A jeni të vetëdijshëm se çdo të thotë kjo për një zyrtar? Si reagoni në këtë mënyrë? Unë nuk dua të them se jeni Ahmetër, sepse nuk është e lehtë të hedhësh akuzën e fajit kolektiv, por në këtë rast është me vend se të ndalemi dhe të diskutojmë për këtë ngjarje, një njeri që ia servirët shqiptarëve si njeri suksesi, ikën në mënyrën më të turpshme dhe e informoni që të ikë, sepse 4 orë para se të vinte njoftimi, ai mori lajmin dhe ishte në Kakavijë. E përcolle ti Damian apo jo?

Sepse dikush e përcolli. I the ti apo jo atij? E njoftove që të ikë? Në vend që të dilni kokë ulur dhe të kërkoni të falur shqiptarëve… A keni ju moral shtetari? Mbaroi koha? Po nuk mbarojnë krimet e kësaj qeveria…”, tha Berisha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?