SPRINT NEWS ALBANIA

Politike

PS shtyn për javën tjetër vendimin për Ahmetajn, Bardhi-Nikollës: Po bashkëpunoni në krim

Ashtu siç pritej, ka nisur me debate të ashpra edhe mbledhja e sotme në Këshillin e Mandateve ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK, ku kërkohet autorizim për arrestimin e deputetit socialist Arben Ahmetaj.


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka njoftuar se çështje do të shqyrtohet në Kuvend në seancën e javës së ardhshme, dhe jo ditën e nesërme. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga opozita dhe Bardhi është përplasur me Nikollën duke i thënë se po bashkëpunon me krimin.



Po bashkëpunoni në krim, mos i jeni me shume kohe Arben Ahmetajt që të fshihet. Boll e zvarritët çështjen. Të përfshihet në Rend Dite të seancës plenare të ditës së nesërme dhe të japim autorizimin prokurorisë që të veprojë. Mos pengoni drejtësinë. Opozita e ka gati raportin; të veprojmë pa asnjë vonesë, të shqyrtojmë e miratojmë nesër.”- ka deklaruar Bardhi.

Vlen të theksohet fakti se Këshilli i Mandateve u mblodh që dje, por mbledhja u shty për sot me kërkesë të avokatëve të Ahmetajt. Ky i fundit, e konfirmuar tashmë, edhe pse SPAK kërkon arrestrimin e tij, ai nuk ndodhet në Shqipëri

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?