SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Zelenskyy: Mosanëtarësimi i Ukrainës në NATO një absurditet!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në samitin që po mbahet në Vilnius tha se do të ishte ‘absurde’ nëse Ukrainës nuk i ofrohet një afat kohor për anëtarësimin në NATO.

“Është e paprecedentë dhe absurde kur (a) afati kohor nuk caktohet, as për ftesën (për t’u anëtarësuar në NATO) dhe as për anëtarësimin e Ukrainës. Ndërkohë që në të njëjtën kohë shtohen formulime të paqarta për ‘kushtet’ edhe për ftesën ndaj Ukrainës,” shkroi ai.

Ai tha se pasiguria e vazhdueshme rreth anëtarësimit të Ukrainës në NATO do t’i sigurojë Rusisë motivim për të vazhduar terrorin e saj. “Pasiguria është dobësi. Dhe këtë do ta diskutoj hapur në samit”, tha ai. 

Samiti zhvillohet në një kohë kritike për sigurinë në Evropë, pasi lufta në Ukrainë është në mesin e një kundërofensive të Kievit, shkruajnë mediat e huaja. 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?