SPRINT NEWS ALBANIA

BotaRajoni

Komisioni Evropian hedh poshtë kërkesën e Erdogan per anëtarësimin e Turqisë në BE

Komisioni Evropian ka hedhur poshtë kërkesën e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, për anëtarësimin e Turqisë në BE në shkëmbim të miratimit të Ankarasë për lejimin e Suedisë në NATO.

Erdogan bëri një paralelizëm të drejtpërdrejtë midis aplikimit të Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s, të cilën vendi i tij vazhdon ta bllokojë, dhe kandidaturës së Turqisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, e cila ka qenë e ngrirë që nga viti 2018.

“Turqia ka më shumë se 50 vjet që pret në derën e Bashkimit Evropian dhe pothuajse të gjitha vendet anëtare të NATO-s janë tashmë anëtare të Bashkimit Evropian. Unë po i bëj këtë thirrje këtyre vendeve që e kanë mbajtur Turqinë të presë para portave të Bashkimit Evropian për më shumë se 50 vjet”, tha Erdogan më herët.

“Ejani dhe hapni rrugën për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian. Kur t’i hapni rrugën Turqisë, ne do t’i hapim rrugën Suedisë siç bëmë për Finlandën”, u shpreh Erdogan.

 

 

Deklarata e tij bëri bujë të menjëhershëm ndërsa u parashtrua në prag të një samiti dy-ditor të liderëve të NATO-s në Vilnius, Lituani, ku tema e aplikimit të Suedisë do të jetë prioriteti kryesor në agjendë.

“Unë mbështes ambiciet e Turqisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian”, u tha gazetarëve në Vilnius, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pa komentuar deklaratat e Erdoganit.

Komisioni Evropian megjithatë shpejtoi duke këmbëngulur se të dy proceset ishin “të ndara” dhe po ndodhnin “paralelisht”.

“Bashkimi Evropian ka një proces shumë të strukturuar të zgjerimit, me një sërë hapash shumë të qartë që duhet të ndërmerren nga të gjitha vendet kandidate dhe madje edhe nga ato që dëshirojnë të bëhen vende kandidate”, u shpreh zëvendës-zëdhënësja e Komisionit Evropian, Dana Spinant.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?