SPRINT NEWS ALBANIA

Politike

Berisha: Ahmetaj të tregojë implikimin e Ramës në këtë mega-aferë!

Sali Berisha komentoi sot kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv/kryeministrit, Arben Ahmetajt, zyrtarit më të “besuar” të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, Berisha i bëri thirrje Ahmetajt që të rrëfejë si është imponuar nga Edi Rama për të firmosur këtë aferë të madhe.

Gjithashtu Berisha theksoi se dyshja Veliaj-Rama është më e implikuar në aferë galoponte ku sipas tij çdo ditë vidhen taksat e qytetarëve shqiptarë. Ai tha se Arben Ahmetaj sot ka detyrim t’i tregojë shqiptarëve se ku ishte kur Rama i shkoi me avion të posaçëm për ta detyruar të firmoste për aferën e inceneratorëve.

“Siç e dini, në vitin 2012, PD dhe koalicioni qeverisës, ka hequr imunitetin për aferën e korrupsionit. Pra, prokuroria e shtetit nuk ka asnjë lloj pengesë për të hetuar korrupsionin për shkak të imunitetit. Afera e djegësave është afera ndër më të mëdhat korruptive, rikujtoj këtu se vetëm dje apo pardje, Erion Veliaj i ka dorëzuar kompanisë së tij që menaxhohet nga Bruno Preseci, 800 mijë euro. Pra, kompania e krimit vazhdon të thithë si lubi, paratë e taksapaguesve për llogari të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Lidhur me rastin konkret, duke mbështetur pa asnjë hezitim çdo zbatim të ligjit, shtoj këtu se në mënyrën më të padiskutueshme kreu i meduzës së kësaj afere është Edi Rama. Është Edi Rrama që deklaroi se firmosja fap, fap, fap kur nuk duhej të firmoste kurrë. Nëse më pyet mua, ministri i Financave ka përgjegjësitë e padiskutueshme, qoftë me veprimin, qoftë me mosveprimin.

Uroj t’u thotë shqiptarëve që se si ia imponoi Edi Rama, ku ishte kur Rama i shkoi me avion për t’i imponuar firmosjen. Por nga ana tjetër, ligji kurrë mëshirë për frikacakun nuk ka. Ligji nuk e njeh mëshirën. Prapë të paktën t’u thotë shqiptarëve ku ishte kur Edi Rama i shkoi për ta detyruar për firmën” tha Berisha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?