SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Biden – Erdogan bisedë telefonike për Suedinë në NATO

Lajmi është bërë i ditur nga Presidenca e Turqisë përmes një njoftimi për mediat, ku ndër të tjera bëhej e ditur se dy Presidentët ranë dakord që të takohen kokë më kokë në Vilnius, ku do të diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Erdogan i tha Presidentit Biden se Stokholmi ka bërë hapa përpara që Turqia të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO, por që këto hapa nuk janë plotësisht të duhura. Ankaraja kërkon më shumë veprime kundër terrorizmit.

Suedia dhe Finlanda aplikuan vitin e kaluar për t’u anëtësuar në NATO si kundërpërgjigje pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Teksa për Finlandën është dhënë drita jeshile, Suedia po “mbahet peng” nga Turqia dhe Hungaria. Megjithatë, kjo çështje pritet të diskutohet mes Presidentëve Biden dhe Erdogan, por edhe mes Kryeministrit suedez dhe Presidentit turk.

Ndër të tjera, Biden dhe Erdogan biseduan për dërgimin në Turqi të avionëve luftarakë F-16.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?