Aktualitet

Gazetari zbulon SKANDALIN se ç’ndodh me guroret në Fushë-Krujë: Lëshohet një pluhur helmues

Rrahja brutale që familjarët e deputetit socialist Rrahman Rrahja ushtrojnë ndaj dy vëllezërve Bilbil dhe Jashar Maja janë kthyer në kryefjalë ditën e sotme, teksa Policia reagoi vetëm pas publikimit të pamjeve të rënda.

Gazetari i kronikës, Ferdinand Dervishi, tha se ngjarja është shumë e rëndë. Sipas tij, kur sheh pamjet e dhunës, të kujtohen veprimet e mafies siçiliane gjatë viteve 1980-1990.Ai zbuloi dhe skandalin me lëndë helmuese që lëshohen ndaj banorëve.

Ngjarja shumë e rëndë. Ajo që pa një popull përmes kësaj videoje, është shumë e rëndë. Për ata që e njohin kriminalitetin, fotografia e një njeriu me pistoletë në këtë formë dhe ato shkopinjtë e bejsbollit të kujtohen vetëm mafien siçiliane në vite 80-90 asgjë tjetër, jemi në Fushë-Krujë dhe na shfaqen pamjet sikur aty po veproni mafia siciliane”, tha ai.

Ai thotë se gjithë kjo histori lidhet me biznesin e guroreve, pasi pothuajse gjysma e Shqipërisë furnizohet me pllaka guri dhe granil në Fushë-Krujë dhe fitimet janë shumë të larta. Ai zbuloi dhe skandalin me lëndë helmuese që lëshohen ndaj banorëve.

Kjo tregon se ata janë ndjerë shumë të sigurt se çfarë bëjmë dhe si sillen atje dhe çfarë kanë arritur të bëjnë në Fushë Krujë. Gjithë kjo histori ka lidhje me biznesin e gurorëve në Fushë Krujë. Fushë-Krujë është vendi i vetëm që ka material ndërtimi, pllaka guri, granil në afërsi të Tiranës dhe Durrësit, që do të thotë se gjysma e Shqipërisë furnizohet aty”, theksoi ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?