SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Video e arrestimit të të riut me skuter te “Pallati me Shigjeta”

Policia e Tiranës ka dalë me sqarim zyrtar, pas një video të publikuar në rrjetet sociale pasditen e kësaj të marte, ku një i ri që lëvizte me skuter është ndaluar dhe arrestuar.



Efektivi që shfaqet në video, gjatë kohës që ishte i planizuar me shërbim te nënkalimi i Pallatit me Shigjeta, është goditur me monopatinë elektrike nga i riu, i cili sipas Policisë, qarkullonte në sens të kundërt me lëvizjen.

Në sqarim thuhet se  26 vjeç ka ofenduar dhe kundërshtuar me forcë punonjësin e Policisë. Ndodhur në këto kushte, efektivi i Rrugores së bashku me ndihmën e kolegut ka prangosur shtetasin A. P., 26 vjeç, dhe e ka shoqëruar atë në komisariat.


I riu është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Sqarim – Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Në lidhje me një video të publikuar në portalin JOQ, në të cilën shfaqet një punonjës Policie duke prangosur një shtetas, ju sqarojmë se:

Punonjësi i Policisë që shfaqet në video, gjatë kohës që ishte i planizuar me shërbim te nënkalimi i pallatit me shigjeta, është goditur me monopatinë elektrike nga një shtetas që qarkullonte në sens të kundërt me lëvizjen, i cili më pas ka ofenduar dhe kundërshtuar me forcë punonjësin e Policisë.

Ndodhur në këto kushte, punonjësi i Policisë, sëbashku me ndihmën e kolegut ka prangosur shtetasin A. P., 26 vjeç, dhe e ka shoqëruar atë në komisariat.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?