SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Ja si do të jetë moti dhe temperaturat sot

Parashikohet që gjatë natës vonë të këtë shtim të vranësirave në të gjithë zonën Lindore të Shqipërisë duke rrezikuar shira të dobët dhe të përkohshëm. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 36°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

Republika e Kosovës

Do të vijojë në ndikimin e masave ajrore Afrikane ndonëse në periferi; republika e Kosovës duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë territorin e kosovës por pas mesditës dhe në vijim do të ketë shtim të vranësirave dhe lagështirës të lartë në ajër duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri. Gjatë natës në shumë zona të Kosovës do të këtë edhe shkarkesa elektrike.

Maqedonia e Veriut

MV përgjatë paradites paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta por orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë MV, duke krijuar mundësi për rrebeshe shiu në zonat veriore dhe veriperëndimore të MV. Kjo situate e vranësirave do të na shoqërojë, në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 33 gradë C.

Evropa

Europa Veriore dhe pjesërisht Ballkani do të paraqiten me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu dhe mini stuhi breshëri. Po ashtu, me vranësira të shumta dhe reshje të dendura shiu karakterizohen Alpet Europiane. Përsa i përket, gadishullit Iberik, ishujt Britanikë, brigjet e detit të zi si edhe brigjet e Egjeut mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe i nxehtë.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?