SPRINT NEWS ALBANIA

Sport

Mourinho refuzon sërish Arabinë, portugezi “i mbyll derën” Al Ahli

Jose Mourinho nuk tundohet nga paratë. Portugezi ka refuzuar edhe njëherë ofertën nga Arabia Saudite, duke shmangur kështu akordin me Al Ahli.

Trajneri i Romës takoi një delegacion nga Arabia Saudite, të kryesuar nga presidenti i klubit, që dëshiron të forcojë imazin e saj me trajnerin portugez dhe të vendosë një shumë stratosferike me para në tavolinë. Ideja është e një projekti afatgjatë, i cili gjithashtu do ta bëjë Mourinho-n ambasador ndërkombëtar për futbollin saudit.

Mediat italiane flasin për një kontratë dyvjeçare, por duke mos zbardhur shifrat. Gjithsesi, Mourinho është i bindur për projektin që e pret te Roma, duke u bindur për të respektuar kontratën që zgjat deri në vitin 2024. Përveç surpriza, Mourinho do të vazhdojë në kryeqytetin italian, për të refuzuar kështu edhe pistat që e afronin te PSG, Real Madrid dhe Newcastle. Nën drejtimin e Romës, portugezi ka fituar një Conference League, ndërsa humbi në finalen e Europa League përballë Seviljës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?