Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës nga Serbia, reagon Rama: Po presim hetimin e KFOR-it

Aktualitet Politike

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas rrëmbimit nga Serbia të 3 policëve të Kosovës në kufirin mes dy vendeve.

Kreu i qeverisë shqiptare ka shkruar në rrjetet sociale se Shqipëria është në të njëjtën linjë me aleatët ndërkombëtarë dhe po pret hetimin e KFOR-it në lidhje me këtë rast.

Kryeministri Edi Rama:  Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë. Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat!

Kosova akuzon Serbinë se forcat speciale të saj rrëmbyen 3 policë të Kosovës pranë kufirit, ndërsa Beogradi pretendon se i arrestoi pasi ishte të armatosur rëndë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?