Osmani zotohet për mbrojtjen e të drejtave të serbëve: Kosova është shtëpia juaj

Bota Rajoni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Parlamenti Evropian iu ka bërë thirrje të gjithë serbëve të Kosovës që t’i shfrytëzojnë të drejtat e tyre që ua garanton Kushtetuta e vendit.

Ajo Kosova është e përkushtuar për drejtësi të palëkundur dhe mbetet e vendosur për ta luftuar krimin dhe korrupsionin, teksa serbëve që jetojnë në Kosovë iu tha se kjo është shtëpia e tyre.

“Kosova është shtëpia juaj dhe ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të siguruar që ju të ndjeheni të barabartë, të përfshirë e të dëgjuar”, tha Osmani.

Osmani tha se Kosova mbetet e vendosur që drejtësia të vihet në vend për të gjithë dhe se individët të mbahen përgjegjës për të gjitha veprimet e tyre.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?