Akuza për shpërdorim detyre, Dako kërkon lirinë në Apel

Aktualitet

Vangjush Dako ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që e la në arrest në burg për shpërdorim detyre në dy raste.

Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, ish-kryebashkiaku i Durrësit ka paraqitur në Apel kërkesën për ndryshim mase, ndërsa togat e zeza të kësaj gjykate pritet të përcaktojnë datën e hedhjes së shortit për zgjedhjen e gjyqtarit, i cili do të vendosë lidhur me këtë çështje.

Kujtojmë se në seancën e vlerësimit të masës, Dako kërkoi detyrim paraqitje, arrest shtëpie ose garanci pasurore, duke e konsideruar masën shtrënguese arrest në burg si të padrejtë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?