Rama mesazh për ikjen e Berlusconit: Lamtumirë mik i mirë i Shqipërisë

Aktualitet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shkruan një mesazh lamtumire për ikjen e politikanit të njohur italian, Silvio Berlusconi. Katër herë kryeministri i Italisë, mbylli sytë këtë të hënë në një nga spitalet italiane.

“Lamtumirë President dhe mik i mirë i Shqipërisë”, shkruan Edi Rama, por në gjuhën italiane.

Silvio Berlusconi, ka vdekur sot në Milano në moshën 86-vjeçare. Lideri i Forza Italia vuante nga leuçemia kronike mielomonocitare dhe ishte shtruar në spitalin e San Raffaele në Milano më 9 qershor. Më herët, këtë vit ai qëndroi për 45 ditë në spital dhe doli më 19 maj.


Themeluesi i grupit televiziv Mediaset dhe i Forza Italia, ai ishte për më shumë se 25 vjet një figurë qendrore dhe kontroverse në politikën italiane dhe evropiane.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?