Aksident i rëndë në Itali, përplasi me makinë nënën dhe foshnjën 8-muajshe, arrestohet 46-vjeçari shqiptar

Bota

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka përplasur më makinë një nënë 26-vjeçare dhe foshnjën e saj 8-muajshe. Për pasojë është arrestuar 46-vjeçari shqiptar. Dy të lënduarit ndodhen në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme , rreth orës 21:30, në via Roma, pjesë e zonës Alba Adriatica.

Mediat e huaja shkruajnë se 46-vjeçari shqiptar ka qenë duke drejtuar makinën tip “BMW”, dhe se prezent në kenë ka qenë dhe bashkëshorti i 26-vjeçares.

Nëna ndodhet e shtruar në spital pasi ka marrë një dëmtim në kokë, po ashtu edhe foshnja.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?