Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një foto të flamurit kombëtar, në 32 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.
Kreu i qeverisë shkruan se PS është e vetmja forcë politke që nuk e ka ndryshuar drejtimin e interesit kombëtar. Ai thekson se sot PS votohet më tepër nga gratë se nga burrat.
“MIRËMËNGJES!
dhe me flamurin e forcës së vetme politike shqiptare, që në asnjë rast apo çast qysh prej krijimit të saj, nuk ka lëvizur nga drejtimi i interesit kombëtar, duke qenë njëkohësisht e vetmja forcë politike shqiptare e cila votohet më shumë nga gratë se sa nga burrat, i uroj çdo anëtari e anëtareje të familjes sonë të madhe, gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste, si edhe të gjithëve ju një ditë sa më të mbarë”, shkruan Rama në foton e publikuar në Facebook.