Festë në Mançester/ Fansat shijojnë arritjet e skuadrës së tyre

Sport

Tifozët e Mançester Sitit kanë festuar suksesin në finalen e Stambollit dhe fitimin për herë të parë në histori të Ligës së Kampionëve.

Fansat në Mançester shpërthyen në brohorima kur spanjolli Rodri realizoi golin e fitores në minutën e 68 të lojës. Festa vazhdoi gjatë gjithë natës, me skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola, që fitoi tripletë titujsh.

Emocionet kanë qenë të mëdha gjatë gjithë takimitt, me tifozët e skuadrës angleze që u thurrën këngë lojtarëve për sezonin fantastik. Siti ngriti trofeun, ndërsa dy vite më parë u mund në finale nga Chelsea.

Ndërkohë fansat e Interit u mblodhën në “Piazza del Uomo” për të ndjekur skuadrën e zemrës. Pavarësisht trishtimit për humbjen në Stamboll, tifozët zikalktër vlerësuan paraqitjen e futbollistëve.

Shumë prej tyre thanë se u vinte keq për këtë humbje, pasi Interi luftoi fort dhe i kishte shanset për ta ngritur trofeun. Por zikaltrit janë optimistë për të ardhmen.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?