Asgjësohen 583 fidanë kanabis në Vaun e Dejës, shpallet në kërkim autori i dyshuar

Aktualitet

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mnela” janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies 583 fidanë kanabis në fshatin Mnelë e Vogël të Bashkisë Vau i Dejës.

Nga veprimet hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të këtij rasti kultivimi, konkretisht qytetari me iniciale N. Gj., banues në Lezhë. Vijon puna për kapjen e tij.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryeplakun e fshatit Mnelë e Vogël, Vau i Dejës.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?