Atmosferë elektrizuese para finales së madhe të Champions-it. Tifozët e Inter-it dhe të Manchester City-t kanë mbushur baret në qendër të Stambollit, teksa po përgatiten për të përjetuar magjinë e këtij dueli special.
Shumë të tjerë zgjodhën të qëndronin në bare e restorante, e këndonin këngë dhe brohoritnin për ekipin e tyre të zemrës.
Atmosfera ishte unike në parqet qendrore e po ashtu në zonat e dedikuara për fansat, ndërkohë që shumë prej vizitorëve e shfrytëzuan kohën për të bërë fotografi në atraksionet e metropolit turk.
Total 0 Votes
0
0