Manchester City fiton Champions League

Sport

Finalja e Champions u luajt në Stamboll dhe kjo është hera e parë që Manchester City e fiton këtë trofe.


City e mbyll kështu edicionin me tripletë titujsh. Përveç Champions League, skuadra e Pep Guardiolës ka fituar këtë sezon Premier League-n dhe Kupën FA.

Kjo ishte hera e dytë në 3 vjet që City shkonte në finalen e Champions League. Në vitin 2021, ata humbën përballë Chelsea-t.

Në Angli deri më tani ishte vetëm Manchester United që kishte arritur të fitonte tripletën. City shkoi në finale me rezultate shumë të mira pasi në 26 ndeshjet e fundit kishte humbur vetëm 1 herë. Ndërsa në Europë ka fituar 7 nga 12 sfidat.

Interi, nën drejtimin e Jose Mourinho-s, mposhti Barcelonën e Guardiolës në gjysmëfinale. Kjo ishte hera e parë që italianët u përballën me City-n

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?