VIDEO/ Dalin pamjet e para të Vangjush Dakos pas arrestimit

Aktualitet

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako do të njihet sot me masën e sigurisë. Ai akuzohet se ka shkelur detyrën për një pallat 11 katësh, që ka ndërtuar shtesë pa leje si dhe për një tender për rërën në plazhin e Currilave. Ai akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’.

Po ashtu për masë sigurie do të dalin dhe ish-zyrtarë të tjerë të arrestuar. Dako doli nga ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa u shoqërua me një furgon policie drejt GJKKO-së, ndërsa u shfaq pas kafazit prej xhami në ambientet e gjykatës. Dako, shpallur non-rata nga SHBA i ka kundërshtuar akuzat përmes avokatit të tij. Seanca pritet të zgjasë, ndërsa do të zhvillohet me dyert të mbyllura.

 

  • foto galeri

  • foto galeri
  • foto galeri

SPAK në kuadër të hetimit të bërë mbi bazën e një kallëzimi të disa banorëve të një pallati të shembur nga tërmeti i 2019-ës, ka lëshuar 7 urdhër-arreste.


Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?