Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka mbërritur në GJKKO për tu njohur me masën e sigurisë.
Vangjush Dako u arrestua nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, për dy raste.
Janë dy faktet penale për të cilat SPAK ka gjetur të implikuar Dakon, gjatë kohës që mbante postin e kreut të Bashkisë Durrës.
Dako u vetëdorëzua dy ditë më parë në polici, pasi akuzohet prej SPAK-ut për shpërdorim detyre në dy episode, sikurse për akuzën e korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve. Gjithashtu mësohet se hetimi i SPAK për Dakon është shtrirë edhe në verifikimin e pasurisë duke kërkuar verifikime nga institucione të ndryshme.