“Të puthja për herë të fundit”/ Agron Llakaj humb njeriun e shtrenjtë

Aktualitet

Aktori i humorit, Agron Llakaj, ka humbur babain e tij ditën e sotme. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë Agron Llakaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka prekur me atë çfarë ka shkruar.

Sot ishte dita e tij e lindjes dhe Agroni e kishte uruar të atin në mëngjes, pa e ditur që do të ishte hera e fundit që do ta takonte. Mes dhimbjes, ai shpreh fjalët e ndjera që edhe neve na pikuan në shpirt!

“Ahh ku ta dija o babushi im i mirë, se do të ishte ditëlindja jote e fundit. Babai im, gojëmjalti ti, e qeshura jote ilaç…aaahh mor bab ç’të të them e ç’të shkruaj për ty?!

U pamë sot në mëngjes dhe nuk mendova se po të puthja e përqafoja për herë të fundit. Babi im, ike…po të pret Bardha, bija jote dhe motra jonë, tregoja gjithë mallin tonë babi… Qofsh i parajsës ashtu siç shpirtin e kishe babi im!

Kam gjithçka nga ty dhe shpirti yt i mirë, që do t’i ruaj deri kur Zoti të na bashkoj sërish! Lamtumirë o i shtrenjti ynë, tregoi shtruar Zotit gjithë historitë e tua, ashtu bukur dhe qeshur siç tregoje Ti!

Sa më mungon mor bab…ahhhh… ” shkruan Agron Llakaj.


Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?