Basha: S’kam ikur që të rikthehem, bërë një hap pas! Flet dhe për “takimin sekret” me Taulant Ballën

Aktualitet Politike

Lulzim Basha është pyetur sot nga gazetarët për videon e takimit me Taulant Ballën, e cila u publikua pak javë më parë nga Syri TV.

Ai e mohoi që mes tij dhe Ballës të kishte patur  një takima sekret.  Më tej Basha tha se ai ka qenë gjithmonë pjesë e PD-së, por kishte thjeshtë ka bërë një hap pas.

Basha:Me dhimbset Shqipëria sepse kam folur me vepra e me fjalë. 33 vite ke 3 dinosaur që kanë zgjedhur vjedhjet, të përfshirë në  korrupsion, kapen duke blerë zgjedhje, por prapë trajtohen me normalitet për shkak të virozës. Do të vazhdoj të marr vendime, por nuk do të udhëhiqem nga interesi personal.  Në 14 maj qytetarët nuk  patën alternativën më të mirë. Dhe PD duhet të kthehet në alternativë për shqiptarët.

Pyetje: Takimi me Ballën?

Basha:Nuk kam patur takim me Ballën.Me ata takohen administratorët e Syri Tv, do të dalin faktet. Edhe një javë pas zgjedhjeve kanë ndryshuar favoret për tenderat për tekëndëëshin e Bermudës Natën ndajnë tenderat dhe ditën zihen. Ky është teatri.

Pyetje:Po e ndani PD në tre pjesë?


Basha: Këto janë spekulime, unë këtu  kam qenë.  Në rolin tim kam patur mundësin që të ndihmoj PD. Jeni pjesë e dizinformimit, keni bërë një skenar dhe për këtë duhet t’u vijë tur.  Koha kur ju hidhni akuza pa fakte ndaj meje, ka mbaruar.

Pyetje: Dhuna në Kryesi?

Basha: Jo nuk është e vërtetë, asnjë nga deputetët nuk më kanë akuzuar mua.

Këto vendime i marrin demokratët dhe janë në gjendjetë përcaktojnë se kush mund të çojë përpara PD. Vendimet e mia gjithmonë kanë qenë në interes të të demokratëve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?