SHBA reagon ashpër: Shpërthimi i digës, pasojë tragjike e pushtimit rus

Bota

Ajo që ndodhi dje është një tjetër “pasojë tragjike” e pushtimit rus të Ukrainës. Kështu deklaroi zëvendësambasadori amerikan në OKB, Robert A. Wood, gjatë mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurimit.

Shkatërrimi i digës “solli përmbytje shkatërruese që kanë ndikuar në jetën dhe jetesën e dhjetëra mijëra ukrainasve përgjatë lumit,” shtoi ai.

“Dua të them qartë se ishte Rusia ajo që filloi këtë luftë dhe pushtoi këtë zonë të Ukrainës”, nënvizoi ai, duke kujtuar se “sulmet e qëllimshme ndaj objekteve civile janë të ndaluara me ligjet e luftës”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?