Yuri Kim “takon Ismail Qemalin” në Vlorë për turin e lamtumirës: Do më mungosh!

Aktualitet

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka vizituar sot Vlorën, në kuadër të turit të lamtumirës teksa pritet të largohet nga detyra e saj në Shqipëri.


Ambasadorja Kim ka postuar disa foto në Instagramin e saj nga Vlorë, teksa shkruan se do i mungojë ky qytet dhe se nuk do ta harrojë kurrë mikpritjen e shqiptarëve.

“Këtë fundjavë, vizitova Vlorën për t’u thënë faleminderit dhe lamtumirë miqve në një nga qytetet më të gjalla 🌊 dhe më të bukur të Shqipërisë. Nuk do ta harroj kurrë mikpritjen tuaj, sipërmarrjen tuaj dhe stilin tuaj 😎. Do te me mungosh. 🇺🇸 ❤️ 🇦🇱” shkruan Kim në postimin e saj.

Kujtojmë që më herët Kim vizitoi Tropojën, Shkodrën Skraparin dhe Libohovën. Pas ikjes së saj Kim do të zëvendësohet nga nga kolegu i saj David J. Kostelancik.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?