VIDEO/ Mercenarët e Wagner i marrin peng Putinit kolonelin e njohur

Bota

Gazeta Daily Mail e quan këtë situatë nisjen e luftës civile ruse.

Mercenarët e ‘Wagner’ thanë se kanë marrë peng një kolonel të ushtrisë së rregullt të Putinit.

Në videon e publikuar prej tyre, shihet koloneli teksa rrëfen fajin e tij.

Ai thotë se ka qenë i dehur në detyrë dhe ka qëlluar ndaj një makine të grupit ‘Wagner’.

Kjo vjen pas akuzave të ‘Wagner’ se trupat e rregullta ruse po luftojnë kundër mercenarëve, madje duke vendosur edhe mina kundër tyre.

Mercenarët e ‘Wagner’ kanë luftuar për Putinin në Ukrainë dhe kanë arritur të pushtojnë qytetin Bakhmut pas muajsh luftime të përgjakshme.

Por suksesi i grupit ‘Wagner’ ka zemëruar komandantët e ushtrisë ruse dhe marrëdhëniet mes tyre janë helmuar ndjeshëm.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?