Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Fier, aty ku zhvilloi ‘turin e falenderimeve’. Ai u shpreh falenderues për rezultatin madje shtoi se fitorja erdhi si rezultat i punës së stafit dhe të anëtarëve të partisë.
Nuk kam nevojë më. Sot është dita për të falenderuar shumë njerëz por jo mua. Eshtë produkt i një pune i një angazhimi i një përkushtimi po aq të jashtëzakonshëm sa rezultati. Ka një të vërtetë të rëndësishme që është ajo e një force politike të përbërë nga shumë njerëz që japin gjithçka që nuk janë në ekrane dhe poste, por pa ata PS nuk do ekzistonte, janë anëtarët e PS, të Fierit, Mallakastrës.. që treguan se nuk ka limit për të arritur rezultate të mira e se ajo punë që është bërë përtej rezultateve është kthyer në një rezultat të jashtëzakonshëm ku PS ka qenë e mobilizuar dhe ka sjellë në kutinë e votimit numrin më të madh të votave.
Uluni qetësohuni. Ka mbaruar fushata. Është një takim që vjen pas fushatës. Një rezultat që na ngarkon me shumë përgjegjësi. Ne nuk jemi as në vitin e parë dhe as në të 2 por në mesin e mandatit të tretë, kemi marrë rezultatin më të mirë historik të PS duke marrë jo thjesht numrin më të madh.
Do shkosh ti qetësosh…( i thotë Subashit për turmën)
Nuk kam nevojë më. Sot është dita për të falenderuar shumë njerëz por jo mua. Eshtë produkt i një pune i një angazhimi i një përkushtimi po aq të jashtëzakonshëm sa rezultati. Ka një të vërtetë të rëndësishme që është ajo e një force politike të përbërë nga shumë njerëz që japin gjithçka që nuk janë në ekrane dhe poste, por pa ata PS nuk do ekzistonte, janë anëtarët e PS, të Fierit, Mallakastrës.. që treguan se nuk ka limit për të arritur rezultate të mira e se ajo punë që është bërë përtej rezultateve është kthyer në një rezultat të jashtëzakonshëm ku PS ka qenë e mobilizuar dhe ka sjellë në kutinë e votimit numrin më të madh të votave. ‘