Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla komentoi arrestimin e sekretares së përgjitshme të ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.
Në fjalën e tij në Kuvend, Balla i është përgjigjur akuzave të opozitës duke thënë se sekretarja tashmë është në burg dhe po mban përgjegjësit juridike, penale dhe personale.
“Sekretarja e Përgjithshme është në burg dhe përgjegjësitë juridike, penale janë personale. Për mua është arritje që arrestohet një sekretare e përgjithshme, sepse koha kur urdhrat e prokurorisë për vrasje nuk zbatoheshin, e mbani mend apo jo.
Për vrasje, lëshoi prokuroria urdhër për komandantin e gardës, nuk zbatohej urdhri. Drejtori i përgjithshëm i tatimeve për zhdukje të një shqiptari të Kosovës që kishte regjistruar takimet e Saliut, nuk zbatohej urdhri dhe qëndronte drejtor tatimesh nga shtëpia se ishte në arrest shtëpie.
Kjo ishte drejtësia juaj dhe vini thoni pse arrestohet. Po shumë mirë që arrestohet”, tha Balla.