Rama nderohet me titullin “Qytetar nderi” i Vaccarizzo Albanese

Aktualitet
Kryeministri Rama u prit në një ceremoni të posaçme mireseardhje nga Kryetari i Bashkisë Antonio Pomillo, i cili teksa dorëzoi titullin u shpreh ndër të tjera se dhënia e Titullit Qytetar Nderi per Kryeministrin Rama “përfaqëson një akt mirënjohjeje dhe vlerësimi për angazhimin e tij, udhëheqjen e tij dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Shqipërisë. është një gjest solemn që tregon lidhjen e thellë me komunitetin arbëresh.”

Nga ana e tij, Kryeministri Rama falenderoi për mikpritjen, si dhe për titullin “Qytetar Nderi”.

“I falënderoj të gjithë për këtë pritje shumë të ngrohtë, e cila sinqerisht na bën të ndihemi si në shtëpinë tonë”, u shpreh Kryeministri, teksa drejtoi një përshëndetje për të gjithë komunitetin arbëresh, si dhe për të gjithë ata shqiptarë që u vendosën në këtë rajon, në dekadat e fundit, pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, duke u integruar më së miri, falë punës së tyre dhe mbështetjes së dhënë nga autoritetet lokale.



Më pas, Kryeminisri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama vizituan Muzeun e Kostumeve Arbëreshe, i cili përmban veshje të komuniteteve të ndryshme arbëreshe, por ku janë të ekspozuara gjithashtu edhe veshje shqiptare tradicionale të tilla si, xhubleta, veshje të Zadrimës, Vlorës, etj.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?