GJERMANI- Ekipi i Kombëtares Shqiptare zbarkon në Komunën e Essen-it në Gjermani në një përballje plot emocione me disa nga skuadrat më të rëndësishme dhe që do dhurojë padiskutim shumë emocione. Si patriot dhe shqiptar në këtë ceremoni pritëse merrte pjesë dhe Besnik Kelmendi, një emër i njohur në politikën gjermane si një shqiptar që ka ditur ti ngjisë me kujdes shkallët e karrierës. Përmes një postimi në Facebook Kelmendi shkruan se ndihet i vlerësuar që mori pjesë në këtë organizim ku nuk kurseu as “lëvdatat” për fanellën Kuq e Zi. Më poshtë janë dhe fotot nga pritja si dhe kalendari i ndeshjeve.
POSTIMI:
Së bashku me Kryetarin e Komunës Essen z. Thomas Kufen dhe Trajnerin Legjendar të Futbollit z. Otto Rehhage morëm pjesë në ceremonine e hapjes së evinimentit të minifutbollit në qytetin Essen ku mes tyre do të jetë dhe ekipi ynë nga #Shqipëria përfaqësues. Ndaj, si patriot i fanellës kuq e zi dhe si zyrtar i Komunës Essen në cilësin e anëtarit të Komiteti për sport dëshiroj t’ju ftojë të mbështesim gjithë së bashku ekipin kuq e zi të kombëtarës së minifutbollit e cila merr pjesë mes 44 ekipeve në kampionatin botëror SOCCA 2023. Ndeshjet do të zhvillohen në zemer të Komunës Essen pranë sheshit “KENNEDY PLATZ”.
Suksese Ekipit tonë me gjithë.