Rreth 30 banorë të Gjoricës në Bulqizë shfaqën simptoma helmimi dhe u paraqitën në spital për ndihmë mjekësore.
Banorët aktualisht janë në gjendje të mirë dhe pasi morën trajtim shëndetësor, u larguan për në banesa.
Në lidhje me këtë ngjarje, është ngritur grupi hetimor dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, e nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave.
Policia bën të ditur se në Komisariatin e Bulqizës nuk ka ardhur asnjë njoftim nga banorët apo personeli i qendrës shëndetësore.
Total 0 Votes
0
0