Rajoni

Vjosa Osmani zbardh takimin me Vuçiç: Ai vajtonte dhe ankohej,

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka folur për takimin që ka zhvilluar dje në Moldavi me homologun serb Aleksandër Vuçiç. Takimi ka qenë i shkurtër, rreth 10 minuta, i negociuar nga nga presidenti francez dhe kancelari gjerman.

Takimi ishte i pari mes drejtuesve të lartë të dy vendeve, qëkur kanë shpërthyer tensionet në veri. Kryeministri Albin Kurti nuk ka qenë i pranishëm në samitin e Moldavisë, por ishte i ftuar në atë të një dite më parë në Bratislavë, ku tregoi se përse Policia ndërhyri në veri.

“Nuk kisha asnjë plan të takohesha me Vuçiqin. Sigurisht, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë është i vazhdueshëm në Bruksel…ishte mjaft një insistim që nga mëngjesi nga shumica e liderëve evropian dhe sigurisht, si presidentja e njerëzve të Kosovës dua të tregoj konstruktivitetin që është një virtyt i popullit tonë, të tregojmë vullnetin se mund të flasim me të gjithë…kjo nuk është hera e parë që e gjejmë vetën me Vuçiqin në një takim të tillë.

Por më duhet të them se ky takim, i cili ishte një takim me insistimin e presidentit Macron dhe kancearit Scholz, kërkesë e tyre të cilën e respektova duke qenë se janë disa nga aleatët tanë më të afërt, nuk ishte një takim negociues por një shkëmbim pikëpamjesh.


Mund të them se Vuçiq shkëmbeu pamjet, ai vajtonte dhe ankohej dhe sigurisht nuk tregonte të vërtetën që është një virtyt i tij duke qenë ministri i propagandës së Vuçiç”, është shprehur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?