Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamjet nga spitai i Sëmundjeve të Brendshme.
Në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri ka publikuar një video nga godina e re e spitalit të Sëmundjeve të Brendshme, duke thënë se me këto ambiente të reja rritet edhe standardi i kujdesit shëndetësor.
“MIRËMËNGJES dhe me Spitalin e Ri të Sëmundjeve të Brendshme, një tjetër investim i ri, që hap dyert pas pak ditësh, duke rritur standardin e kujdesit shëndetësor në Spitalin Universitar të Traumës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Total 0 Votes
0
0