Ambasadorja Kim pozon nga Skrapari për turin e saj të lamtumirës

Aktualitet

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka vizituar sot Skraparin dhe Libohovën, në kuadër të turit të lamtumirës teksa pritet të largohet nga detyra e saj në Shqipëri.

Ambasada amerikane njofton se Kim është ndalur në Kanionet e Osumit si dhe është takuar me qytetarët në të dyja rajonet.

Më herët Kim vizitoi Tropojën dhe Shkodrën. Diplomatja amerikane pritet të zëvendësohet nga kolegu i saj David J. Kostelancik.

“Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka vizituar dje bashkitë Skrapar dhe Libohovë për t’i dhënë lamtumirën qytetarëve.

Gjatë udhëtimit, ajo u ndal për të admiruar pamjet mahnitëse të Kanionit të Osumit dhe Kalasë së Libohovës. Ajo vizitoi gjithashtu Muzeun Etnografik dhe Luftëtar në Corovodë dhe u takua me banorët vendas në të dy rajonet”, njofton Ambasada e SHBA në Tiranë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?