WhatsApp është një nga aplikacionet më të njohura të thirrjeve me video, por përdoruesit e tij ende nuk mund ta ndajnë ekranin e pajisjes së tyre me njerëzit me të cilët me të cilët po flasin. Sipas mediave të huaja, aplikacioni i komunikimit, WhatsApp është vendosur të përmirësojë veçoritë e tij të thirrjeve video me një opsion të ri për ndarjen e ekranit.
Kjo veçori është aktualisht e disponueshme për disa testues beta që kanë instaluar përditësimin më të fundit të ëhatsApp beta për Android 2.23.11.19 nga Google Play.
Ndarja e ekranit gjatë telefonatave me video do të aktivizohet kur përdoruesi prek një ikonë të re që do të shfaqet në menunë e kontrollit të thirrjeve.
Ky opsion ka ekzistuar për një kohë në platforma të tjera si Teams dhe Zoom, por tashmë do të aplikohet edhe nga aplikacionit i kompanisë Meta.