I kërkuan dorëheqjen pas humbjes, Berisha: Na mbështesin 500 mijë qytetarë

Politike

Ish-kryeministri Sali Berisha foli mbrëmjen e sonte rreth kërkesës së kundërshtarëve të tij demokratë për të dhënë dorëheqjen.

I ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, Berisha u pyet nëse problemi i dështimit të thellë në zgjedhjet e 14 majit ishte vetë ai.

Berisha tha se dorëheqja e tij nuk do të përbënte ndonjë ndryshim.

Ai tha se në 2013 dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet dhe ka qëndruar i tërhequr, por sërish zgjedhjet për PD ishin një dështim i madh.

“Unë në 2013 komunikova dorëheqjen nga të gjitha funksionet dhe absolutisht kam qëndruar i dorëhequr përveçse në parlament edhe në atë rrjetin social si një avokat i interesit publik në atë mënyrën time, siç e gjykoj unë. Ika, por çfarë ndodhi, e patë çfarë ndodhi”, tha Berisha.

Më pas Berisha ka ironizuar edhe kundërshtarët e tij politikë që kanë kërkuar dorëheqjen e tij, duke thënë se ata do ta përmendin emrin e tij derisa të vdesin.


“Kush tha? Ata kanë lindur e do të vdesin me emrin tim në gojë, të ikë Berisha, po ajo s’përbën kriter”,  u shpreh Berisha

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?