Partizani kampion i Shqipërisë në “frymën e fundit”

Sport

Ekipi i Partizanit ka fituar Kampionatin Shqiptar të Futbollit për herë të shtatëmbëdhjetë në mënyrën më dramatike.

Të kuqtë triumfuan 2-0 me ekipin e Teutës me golat e Rrapaj në minutën e 38’ dhe Abazaj në minutën e 97’ në ndeshjen finale të sezonit duke e fituar kampionatin në “frymën e fundit”.

Pas një gare mjaft të fortë me rivalin e përjetshëm Tiranën, e cila ia “dhuroi” titullin demave të kuq pas një barazimi 2-2 me Bylisin duke e humbur titullin kampion me vetëm 2 pikë.

Tirana e fitoi ndeshjen e fundit me Teutën në Durrës me rezultatin 1-2 por kjo nuk mjaftoi pasi ai barazim me Bylisin i hoqi mundësinë bardhebluve për titullin kampion.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?