Itali/ përmbyset varka me 24 persona në bord

Bota

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Itali në liqenin Maggiore. Një varkë 16 metra e marrë me qira me 24 persona në bord, 22 turistë, përfshirë turistë të huaj dhe dy anëtarë të ekuipazhit, u përmbys për shkak të një stuhie në Lisanza.


Sipas mediave vendase mësohet se disa nga personat që ishin në bord arritën të shpëtonin, fatkeqësisht një ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë raportohen të zhdukur.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shtatë autoambulanca si dhe specialistë të zjarrfikësve dhe zhytësve nga Milano dhe roja bregdetare. Alarmi është dhënë nga një tjetër varkë e cila ka parë pasagjerët në ujë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?