Panik në mes të detit, bie zjarr në anijen me mijëra persona në bord

Bota

Mijëra pasagjerë në anijen Pacific Adventure u detyruan të evakuohen nga dhomat e tyre pasi një zjarr shpërdheu në bord.

Zjarri filloi në një ballkon të anijes në brigjet e Australisë, duke bërë që pasagjerët të friksoheshin. Mediet e huaja shkruajnë se pasagjerët e anijes janë njoftuar që të evakuohen nga dhomat e tyre rreth orës 3:30 të mëngjesit ndërkohë që zjarri po përhapej në anije.

Një zëdhënës i P&O Cruises Australia tha se zjarri u shua shpejt, por nuk akoma nuk është gjetur shkaku. Ai tha se deri tani nuk ka raportime për lëndime të udhëtarëve.


“Ky zjarr aktivizoi procedurat tona të reagimit emergjent, duke përfshirë një grumbullim të plotë të mysafirëve dhe ekuipazhit dhe falenderojmë të gjithë në bord për bashkëpunimin e tyre.

“Nuk ka raportime për lëndime”, thuhej në deklaratë.

Anija ishte në mes të një lundrimi tre ditor rreth Sydney dhe mbante 3017 të ftuar e 1080 ekuizpazh ndërkohë që ishte planifikuar të kthehej të martën

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?