LAJMI I FUNDIT- Vuçiç dorëhiqet nga drejtimi i Partisë Përparimtare Serbe

Bota

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e partisë në pushtet, Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

Gjatë mbledhjes partiake të mbajtur sot në Kragujevc, Vuçiç propozoi ministrin e Brendshëm të Serbisë, Millosh Vuçeviç, në postin e kryetarit të kësaj partie. Ai pritet që të zgjidhet në krye të SNS-së gjatë të shtunës, teksa mbledhja partiake po vazhdon.

“Milloshi është një zyrtar i përkushtuar ndaj SNS-së dhe ndaj idesë për një Serbi të pavarur dhe prosperuese”, tha Vuçiç gjatë fjalimit.

Presidenti Vuçiç më herët kishte njoftuar se do të largohej nga drejtimi i partisë. Ai po ashtu njoftoi se duke nisur nga 28 maji do të nisë formimin e një lëvizjeje të re, ndërsa shtoi se do të vazhdojë të qëndrojë në partinë SNS.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?