SHBA me gjuhë të ashpër ndaj Kosovës, thirrje Kurtit: Dënojmë fuqishëm veprimet tuaja, merrni menjëherë masa

Aktualitet

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar për ngjarjet e ndodhura ditën e sotme në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në “Tëitter”, Blinken thotë se dënojnë veprimet e Qeverisë së Kosovës të cilat po bëjnë të mundur përshkallëzimin e tensioneve në veri.

Ai i bën thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të marrë masa dhe të ripërqëndrohet në Dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Europian.

“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti  të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE.”, shkruan ai.


Kujtojmë se një sërë tensionesh kanë ndodhur ditën e sotme në Kosovë. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, konfirmoi se kryetarët e komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq sot janë vendosur në zyrat e tyre në objektet komunale. Policia e Kosovës ka asistuar kryetarët e rinj për të hyrë në objektet komunale të Zveçanit, Zubin Potokut e Leposaviqit, komuna të banuara me shumicë serbe – përkundër rezistencës së një grupi qytetarësh.

Policia përdori gazin lotsjellës dhe shok-bombat për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar rreth objekteve komunale.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?