Artisti shqiptar krijon tavolinën me të shtrenjtë në botë (FOTO)

Art

Artisti shqiptar Helidon Xhixha ka dizenjuar në Itali tavolinën më të shtrenjtë në botë. E quajtur ‘Tavolina Timless’ dhe kushton 1.890.000 euro, shkruajnë mediat italiane.

FOTO/ Artisti shqiptar krijon tavolinën me të shtrenjtë në botë, kushton 1  milionë e 890 mijë euro - Shqiptarja.com

Veçantia e tavolinës është pikërisht baza e saj, e cila pëbëhet nga dy pjesë të integruara, ajo qendrore prej çeliku dhe baza monumentale me mermerë të bardhe nga Cervaiole.

Projekti i Xhixhës lindi nga ideja e bashkimit të së shkuarës dhe së tashmes duke krijuar një bazë për të bashkuar dy materiale të përjetshme: mermerin, një material fisnik që në shekuj ka mundur të tregojë historinë e artit përmes artistëve të mëdhenj dhe çelik inox, një material bashkëkohor që i përket universit teknologjik dhe industrial.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?