Shtëpia ku lindi Hitleri do të bëhet qendër trajnimi për të drejtat e njeriut

Bota
Shtëpia në Austri në të cilën lindi Adolf Hitleri do të shndërrohet në qendër për trajnimin e oficerëve të policisë, mbi të drejtat e njeriut.

Qeveria bleu ndërtesën në Braunau am Inn pranë kufirit gjerman në  vitin 2016 me një akt të detyrueshëm, në mënyrë që të mos kthehej në objekt kulti nga adhuruesit e Hitlerit.

Diktatori  lindi në një dhomë me qira në katin e fundit më 1889.Kthimi në një qendër trajnimi të policisë pritet t’i kushtojë autoriteteve rreth 20 milionë euro dhe do të nisë në vjeshtë.

Vendimi sërish është pritur me reagime të shumta dhe vjen pas diskutimeve të gjata nga komisioni itë ekspertëve, të cilët kanë përjashtuar mundësinë e shembjes së saj, ashtu si dhe kthimin e saj në një qendër përkujtimore.

Në një sondazh të fundit shumica e austriakëve ishin kundër kthimit të saj në një qendër trajnimi policie, pasi 53% dëshironin të bëhej një qendër kulturore për të ndërgjegjësuar mbi anti-fashizmin, paqen, tolerancën dhe nacionalizmin socialist.

Mundësia e prishjes është refuzuar me motivimin negativ ndërkombëtar sipas të cilit ‘Austria mohon të kaluarën e saj naziste. Por frika e autoriteteve ka qenë ajo e kthimit të vendit në një pikë grumbullimi të ekstremistëve të djathtë.

Shtëpia qëndron e zbrazur prej vitit 2011, kur pronarja e fundit u largua me urdhër gjykate pas mungesës së konsensusit me qeverinë. Ajo më vonë raportohet se mori një kompensim prej €800,000.Autoritetet thonë se shtëpia do të hapet në 2026 si qendër trajnimesh për policinë. Një memorial guri para shtëpisë është gdhendur me fjalët “Për paqen, lirinë e demokracinë, kurrë fashizmin dhe në kujtim të vdekjes së shumë njerëzve”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?